Manolja Kabashi. Foto: Facebook

Sonte në Prizren Ndihmohet Manolja

Aktivistë, artistë e ndërmarrës do të bëhen bashkë në mbrëmje në Prizren për ta ndihmuar Manolja Kabashin, 22 vjeçen nga ky qytet të diagnistifikuar me leukemi dhe të shtrirë në një spital në Turqi.

Manoljës i duhet transplant i palcës kurrizore që do të bëhet në shtetin turk, ndërsa kushton 241,500 euro.

Gjatë mbërmjes është paraparë performanca e grupeve muzikore “Jericho” dhe Kuartetit “Pentagram”, ndërsa do të shiten me qëllim ndihmimin e Manoljës edhe piktura dhe fotografi, e vepra arti të dhuruara nga piktorë e fotografë të njohur kosovarë.

Mbrëmja do të përkrahet nga dy organizatat e afaristëve prizrenas, ndërsa platforma mediale KALLXO.com do ta transmetojë drejtpërdrejt atë.

Të gjitha mjetet materiale të tubuara nga shitja e biletave dhe veprave të artit do t’i dorëzohen familjes së Manolja Kabashit.

KALLXO.com shkroi edhe para dy ditësh për këtë aktivitet.