Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Vrasja e Ivanoviqit dhe Situata në Veri

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” do të diskutohet lidhur me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq të martën në veri të Mitrovicës.

Lidhur me këtë vrasje dhe sigurinë në veri të Kosovës do të flasin Lutfi Haziri, politikan dhe Murat Mehmeti, ish-hetues në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Përballë Jeta Xharrës, Haziri dhe Mehmeti do të flasin lidhur me dyshimet e tyre për motivet e vrasjes së Ivanoviqit si dhe strukturat kriminale në veri.

Në këtë emision do të transmetohen edhe deklaratat e politikanëve serbë në Kosovë lidhur me Ivanoviqin.

Sonte mund të ndiqni edhe video nga arkivi i emisionit ‘Jeta në Kosovë’ me deklarata të Oliver Ivanoviqit dhe Lutfi Hazirit, 12 vite më parë.

Emisioni Jeta në Kosovë transmetohet në RTK në orën 20:15 dhe repriza të nesërmen në mesditë.

18 Janar 2018 - 18:46

Doruntina Baliu 18/01/2018 - 18:46
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend