Sonte në ‘Jeta në Kosovë‘: Vdekjet në Burgje

Në emisionin e “Jeta në Kosovë” që transmetohet sonte do të trajtohet rasti i vdekjes së të paraburgosurit Naser Makolli, i cili vdiq të hënën të hënën në rrethana ende të pasqaruara teksa po mbahej në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

Çka thotë drejtori i kësaj Qendre për këtë rast?

Çka thonë punëtorët shëndetësorë të Qendrës Korrektuese të Lipjanit dhe çka mendojnë familjarët e Naser Makollit, i cili ishte dëshmitari kryesor në rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari?

Po ashtu, në emision do të trajtohet edhe çështja e besueshmërisë së një hetimi të ri, kur brenda katër muajve kanë vdekur dy të burgosur në sistemin korrektues të Kosovës.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet në RTK në orën 20:10 ndërsa repriza të premten në mesditë.