Emisioni Jeta në Kosovë - Foto: KALLXO.com

Sonte në Jeta në Kosovë: Strategjia Kundër Ajrit të Ndotur

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ në RTK do të transmetohet debati lidhur me ndotjen e ajrit dhe strategjinë institucionale për ta adresuar këtë çështje.

Cili është projekti 3 vjeçar i Ministrisë së Mjedisit që synon identifikimin e ndotësve në Kosovë?

Pse ky projekt do të realizohet nga ekspertë japonezë në kuadër të Organizatës Zhvillimore JAICA.

Cilat janë kritikat e shoqërisë civile ndaj kësaj qasje karshi ndotjes dhe pse po konsiderohet se tre vjet shumë për të humbur pa masa konkrete në luftimin e ndotjes?

Përballë Jeta Xharrës për këtë temë debatojnë Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit,  Nezakete Hakaj ,Shefe e Divizionit të Ndotjes Industriale në MMPH, Visar Azemi nga KOSID,  dhe Shimizu Masuto  nga Organizata Zhvillimore JAICA.

Emisioni Jeta në Kosovë transmetohet në RTK në orën 20:15 dhe repriza të nesërmen në mesditë.