Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Shqiptarët Mes Lindjes e Perëndimit

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ në RTK do të diskutohet për strategjitë e Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme.

Jusuf Buxhovi, historian nga Kosova dhe Hajro Limaj nga Shqipëria, flasin për atë se nga duhet të ‘rreshtohen’ shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë në kohën e krizave Lindje-Perëndim.

Në këtë edicion po ashtu mund të ndiqni hulumtimin lidhur me strehimin në Kosovë të shtetasve turq që përkrahin lëvizjen ‘guleniste’.

Tre nga këta persona flasin lidhur me përjetimet e tyre dhe gjendjen në Turqi para, gjatë dhe pas tentim-puçit që ndodhi në vitin 2016.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në ora 20:15 në RTK dhe repriza të premten në mesditë.