Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Paralizimi i Mistershëm i Gruas nga Gjakova

Hulumtimi ka nisur kur familjarët e pacientës kanë raportuar rastin në KALLXO.com.

Në këtë hulumtim, kallxuesit flasin për të gjitha peripetitë që i kanë kaluar deri më sot kur pacientja ka mbetur e paralizuar.

Në emisionin e sontëm, përveç kallxuesve do të flasin Inspektoriati Shëndetësor, mjekë nga Kosova e Shqipëria si dhe avokati i njërit nga mjekët e dyshuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Hulumtimi i emisionit “Jeta në Kosovë” kishte nisur në janar të këtij viti dhe pak javë pas interesimit të ekipit të emisionit, Inspektorati i Shëndetësisë e ka suspenduar licencën ndaj një spitali në Gjakovë që dyshohet të jetë përfshirë në këtë rast.

Në emisoonin e sontëm flasin vetë pacientja Nizafete Pozhegu, djali i saj Lirimi, Kryeinspektorja Ardita Baraku, avokati Teki Bokshi, mjeku nga Shkodra, Gëzim Galiqi dhe mjeku në QKUK, Isa Haxhiu.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet në RTK në orën 20:10 ndërsa repriza të premten në mesditë.