Sonte në Jeta në Kosovë: Ngecja e Prokurimit Elektronik dhe fshehja e kontratave publike

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet debati lidhur me implementimin e e-prokurimit dhe transparencën e kontratave publike.

Kur pritet të implementohet tërësisht platforma online e prokurimit publik?

Si po funksionon ky sistem momentalisht dhe cilat janë ankesat e komunave për përdorimin e këtij sistemi?

Në këtë debat përfaqësues të shoqërisë civile flasin për përvojat me mos funksionimin e e-prokurimit si dhe vështirësitë e sigurimit të dokumenteve për kontratën për privatizimin e distribucionit të energjisë me KEDS.

Si u zbuluan katër hidrocentrale ‘të falura’ në kontratën me KEDS?

Lidhur me këtë temë, përballë Jeta Xharrës debatojnë Agron Ibishi, shef i platformës së e-prokurimit në KRPP, Agim Sheqiri, trajner për e-prokurim nga OShP, Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, Isuf Zejna nga Demokracia Plus dhe Rinora Gojani nga KOSID.

Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.