Sonte në 'Jeta në Kosovë': Ndotja e Ajrit dhe Shëndeti Publik

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, do të transmetohet konferenca e gjashtë e Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) lidhur me mbrojtjen e Shëndetit Publik.

Në konferencën e moderuar nga Jeta Xharra, flasin panelistë nga shoqëria civile dhe institucionet e përfshirë në mbrojtjen e shëndetit publik nga ndotja e ambientit.

Sonte mund të ndiqni prezantimin e hulumtimeve shkencore lidhur me rrezikshmërinë e jetës së kosovarëve nga niveli i ndotjes.

Rreth kësaj teme diskutojnë  edhe Ministrja e Mjedisit, Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik dhe përfaqësues të Komunës së Obiliqit.

Emisioni Jeta në Kosovë transmetohet në RTK në orën 20: 15 dhe repriza të nesërmen në mesditë.