Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Ndërtimet e Egra me Leje në Prishtinë

Raportime të shumta të qytetarëve të Prishtinës mbi ndërtime të egra me leje sollën në përballje qytetarët me Liburn Aliun , Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës dhe Arben Çitakun nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në emisionin e sotëm mund të ndiqni reportazhin për shqetësimin që e ka një banor i lagjes ‘Ulpiana’, për sigurinë në ndërtesën ku jeton.

Banorët e ‘’Rrugës B’, gjithashtu akuzojnë institucionet se me leje ndërtimore i kanë cenuar hapësirën gjelbëruese që menduar se do ta kenë në afërsi të ndërtesave ku banojnë.

Në debat diskutohet edhe për ankesën e banorëve të kompleksit privat ‘Prishtina Stars’ rreth  ndërtimit të një ndërtese të re afër këtij kompleksi.

Në debat janë përfaqësuesit e banorëve të rrugës B,  kompleksit privat banesor ‘Prishtina Stars’ të lagjes Kalabria dhe lagjes ‘Mati 1’.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet në RTK çdo të enjte në orën 20:10 dhe 5repriza të nesërmen në mesditë.