Sonte në Jeta në Kosovë: Krimet e Luftës

Në Emisionin ‘Jeta në Kosovë’, që transmetohet sonte në RTK, do të debatohet lidhur me krimet e luftës dhe trajtimin e tyre.

20 vjet pas fillimit të luftës, prokurorisë dhe gjyqësisë vendore do t’i barten kompetencat për t’i trajtuar rastet e krimeve të luftës.

Cilat janë kapacitetet vendore për trajtimin e këtyre lëndëve pas largimit të misionit të EULEX-it?

Cili është shembulli i vetëm i një kryetari të komunës që dërgoi kallëzim penal lidhur me krimet e luftës?

Në këtë debat diskutohet edhe mundësia që arkiva e Tribunalit të Hagës që u mor me krime të luftës të jetë e hapur për publikun?

Përballë Jeta Xharrës për këtë temë diskutojnë: Drita Hajdari, Prokurore Speciale, Refki Suma, Kryetar i Hanit të Elezit, Altin Ademi, Këshilltar i Lartë në Ministrinë e Drejtësisë, Ismet Salihu, Drejtor i Institutit të Krimeve të Luftës dhe Njomza Haxhibeqiri nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet në orën 20:15 në RTK.