Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Korrupsioni, Pas Denoncimit të Murat Mehmetit

Në javën kur po mbahen shumë konferenca kundër korrupsionit, emisioni “Jeta në Kosovë” do ta trajtojë këtë dukuri nga prizmi i trilogjisë “Vjedhja e Organizuar Tatimore” të shfaqur në tri javët e kaluara.

Përfaqësues të qeverisë, Prokurorisë, Agjensisë Kundër Korrupsionit dhe medias do të debatojnë për atë se si është trajtuar rasti i kallxuesit Murat Mehmeti, i cili publikisht e denoncoi një skandal të rëndë të vjedhjes në tatime, në javët e kaluara.

Në këtë emision debatojnë: Besnik Berisha, këshilltar i Kryeministrit; Lulzim Sulejmani, prokuror; Shaip Havolli, drejtor i Agjensisë Kundër Korrupsionit dhe Faik Ispahiu, themelues i KALLXO.com.