Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi - Foto: KALLXO.com
Sonte në Jeta në Kosovë: Intervistë me Talat Xhaferin
Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ në RTK do të transmetohet intervista me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Xhaferi rrëfen për seancën kur u miratua Ligji për Përdorimin e Gjuhëve që e bën gjuhën shqipe, gjuhë zyrtare në Maqedoni.
Si e përballoi Xhaferi tensonin e krijuar në këtë seancë dhe incidentin me Nikolla Gruevskin?
Si kanë qenë dhe si vazhdojnë të jenë raportet e tyre sot?
Kur pritet të hyjë në fuqi ligji për gjuhët dhe çfarë do të thotë ai në praktikë në jetën e shqipëtarëve në Maqedoni?
Përballë Jeta Xharrës, Xhaferi flet edhe për situatën në Maqedoni me tensionet ndëretnike dhe ambiciet e shtetit për integrimin në Evropë.
Emisioni Jeta në Kosovë transmetohet në RTK në orën 20:15 dhe repriza të nesërmen në mesditë.