Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Europa Rreth UP-së

Sonte në RTK në orën 20:15, emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmeton intervistën me dy profesorë skocezë, të ngarkuar nga Komisioni Europian dhe këshilli i Europës për luftimin e korrupsionit në arsimin e lartë në Kosovë dhe reformimin e UP-së.

Profesorët Ian Smith dhe Tom Hamilton janë pjesë e një projekti të përbashkët të Komisionit Europian dhe Këshiillit të Europës  për ta ndihmuar Kosovën në luftimin e korrupsionit në arsimin e lartë.

NDËRLIDHUR

Në intervistën me Jeta Xharrën, Smith dhe Hamilton shpalosën të gjeturat e raportit të tyre të hartuar pas disa muajsh hulumtime rreth mënyrës së si Universiteti i Prishtinës mund ta luftojë korrupsionin të cilin ata e quajnë si “vulgar”.

Ata kanë folur edhe se si UP mund ta rrisë kredibilitetin dhe të sillet në mënyrë më të relaksuar ndaj kritikave që vijnë nga brenda e jashtë.

Ata flasin për rrogat e larta në UP në krahasim me profesionet e tjera duke i krahasuar me specialistët e spitaleve dhe mësimdhënësit niveleve tjera të arsimit në vend, për oraret e punës dhe oraret e ligjëratave në UP si dhe kredibilitetin e raporteve të shoqërisë civile për gradat e profesorëve në UP-së.

Profesorët skocezë folën edhe për oraret e super-profesorëve, rrogat e tyre dhe habinë e tyre se si një ministër mund të marrë pagë edhe si ligjërues në universitet.

Gjithashtu ata krahasuan këto çështje me universitetet e Europës Perëndimore të cilëve ata i takojnë.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në RTK në orën 20:15, ndërsa repriza nesër në mesditë.

16 Mars 2017 - 17:03

Kallxo 16/03/2017 - 17:03
NDËRVEPRIMI0

Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Europa Rreth UP-së

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend