Sonte në 'Jeta në Kosovë': E Drejta e Gruas në Pronë dhe 8 Marsi

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ sonte diskuton për të drejtat e grave me theks në të drejtën e pronësisë.

Sa është zbatimi praktik i të drejtave ligjore të grave në Kosovë?

Cilat janë vështirësitë e grave për trashëgimin e pronë dhe realizimi i të drejtave pronësore që rrjedhin nga bashkëshortësia.

Në këtë emision mund të ndiqni edhe rrëfimin e Arjeta Gashit, një grua që luftoi për të siguruar gjysmën e pronës pas shkurorëzimit nga bashkëshorti.

Për këtë çështje përballë Jeta Xharrës diskutojnë: Greg Delawie, Ambasadori i SHBA-së në Kosovë; Arjeta Gashi, ekonomiste; Anisa Ismajli, aktore dhe Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet në orën 20:15  në RTK dhe repriza të premten në mesditë.