Sonte në ‘Jeta në Kosovë: Doktoresha Gjina Zeqiri Flet nga Arratia

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” në RTK, në orën 20:15, do të transmetohet rrëfimi ekskluziv i doktoreshës në arrati Gjina Zeqiri.

Në këtë emision, doktoresha e akuzuar për punë të jashtëligjshme në klinikën e saj të frytnimit artificial flet për akuzat ndaj saj.

NDËRLIDHUR

Ajo tregon se si arriti t’u ikë organeve të rendit në Kosovë dhe ku jeton sot.

Kush e quan dështim të vetin e të shtetit arratisjen e Gjina Zeqirit për herën e dytë?

Cila është përvoja e çifteve që i janë drejtuar Gjina Zeqirit për ndihmë mjekësore dhe sa kanë paguar ata për përcaktimin e gjinisë së foshnjës?.

Çka gjeti Inspektorati Shëndetësor kur e inspektoi Spitalin ku realizoheshin shtatëzanitë artificiale?

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në RTK në orën 20:15 ndërsa repriza të hënën në mesditë.

02 Shkurt 2017 - 17:02

Kallxo 02/02/2017 - 17:02
NDËRVEPRIMI0

Sonte në ‘Jeta në Kosovë: Doktoresha Gjina Zeqiri Flet nga Arratia

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend