Sonte në Jeta në Kosovë: Deponia e Mirashit

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet hulumtimi mbi rrezikun ambiental që po e shkakton deponia e mbeturinave në Mirash.

Sa afër jemi në një katastrofë ambientale nga keqmenaxhimi që i është bërë kësaj deponie?

Cilat janë gjetjet e shkencëtarëve të GIZ-it gjerman mbi ndotjen që e ka shkaktuar dhe që mund të shkaktojë kjo deponi që mbledh mbeturinat e çerekut të Kosovës.

Në këtë emision mund të ndiqni deklaratën e Avokatit të Popullit lidhur me gjendjen e kësaj deponie.

Po ashtu, qëndrimin zyrtar të Drejtorit të Drejtorisë për Ambient në Komunën e Obiliqit ku gjendet kjo deponi.

Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK  dhe mund ta ndiqni sonte në orën 20:10 dhe repriza të premten në mesditë