Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Albin Kurti dhe Natalia Apostolova

Sonte në Emisionin “Jeta në Kosovë” do të transmetohen intervistat me kryetarin e Vetëvendosje-s, Albin Kurti, dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Natalia Apostolova.

NDËRLIDHUR

Në intervistë, kryetari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të flasë për herë të parë që nga dalja nga paraburgimi dhe zgjedhja e tij në krye të partisë.

Në intervistën për Jeta Xharrën, kreu i VV-së flet për zanafillën e krizës në Vetëvendosje, raportet e tij me Dardan Molliqajn dhe grupin e të dorëhequrve nga partia si dhe për Visar Ymerin e Aida Dërgutin.

Kurti gjithashtu flet edhe për qëndrimin e Vetëvendosjes rreth idesë për shfuqizimin e Gjykatës dhe  nëse është i gatshëm të hedhdë sërish lotsjellës në Kuvend, në rast se ringjallen temat politike të demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në intervistë Kurti flet edhe për reformat në Vetëvendosje si dhe përmend, për herë të parë, dukurinë e ngacmimeve në baza gjinore në parti dhe se si do ta adresojë në të ardhmen këtë problem.

Sonte “Jeta në Kosovë” do ta transmetojë edhe intervistën me shefen e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Natalia Apostolova.

Në këtë intervistë, diplomatja europiane flet për zhvillimet e fundit në Kosovë rreth nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, për kushtet e paplotësuara para se Komisioni Europian t’ia largojë Kosovës regjimin e vizave si dhe planet e BE-së për ta nxjerrë nga kriza e rëndë arsimin në Kosovë pas rezultateve zhgënjyese në PISA 2015.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në RTK në orën 20:20 dhe repriza të premten në mesditë.

25 Janar 2018 - 11:24

Kallxo 25/01/2018 - 11:24
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight