Sonte në ‘Drejtësia në Kosovë’: Zona e Lirë e Kontrabandës

Emisioni paraqet detajet për çmimet e naftës në veriun e Kosovës duke sjellë dëshmi filmike për çmimet në këtë zonë. Shitësit e karburanteve janë filmuar duke treguar ofertat për naftë e cila varion për disa herë me çmimet në zona të tjera.

Në zona të tjera, gazetarët sjellin dëshmi për çmimet më të lira për pijet e gazuara dhe ato energjike ndërsa reportazhi sjell edhe pamje të rrugëve ilegale të cilat janë duke u përdorur në veriun e vendit.

Emisioni dëshmon edhe paaftësinë e institucioneve të vendit për ta luftuar dukurinë e kontrabandës në veri. Dëshmitë se policia nuk reagon në rast të raportimit të kontrabandës dhe raste konkrete kur policët janë sulmuar mund të ndiqen gjatë këtij reportazhi.

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.