Sonte në ‘Drejtësia në Kosovë’: 'Viktimat' e Privatizimit

Familja Hoti nga ky fshat pretendon se në vitit 1959 këto prona ishin marrë dhe ishin regjistruar dhunshëm në emrin e ndërmarrjes Malishgan. Pas luftës familja ishte rikthyer në këto prona ndërsa edhe përkundër disa padive në vitin 2014, Agjensia Kosovare e Privatizimit (AKP) e nxori në shitje kompaninë.

Si rezultat i një procesi konkurrues në valën e 59-të, AKP e shiti pronën e ndërmarrjen Malishgan prej 117 hektarë për 164 mijë e 850 euro apo 14 euro për një ari. Blerësi i kësaj prone doli të jetë kompania “Mirusha” e cila në regjistrin e kompanive në ARBK figuron të jetë pronë e vëllezërve të Sylejman Selimit, ish komandant i FSK-së dhe ish ambasador i Kosovës në Shqipëri.

Ky reportazh sjell deklaratat e familjes Hoti nga fshati Resnik i Klinës për të marrë ligjin në dorë të tyre dhe për t’i penguar blerësit që të futen në pronat e privatizuara.

Gjithashtu ndiqni dyshimet që kjo familje i ka në zhdukjen e dokumentacionit në dhomën e veçantë të Gjykatës Supreme.

Çka thonë në gjykatë për dokumentin e familjes Hoti nga fshati Resnik i komunës së Klinës, e gjithashtu çka thotë avokati i familjes Hoti për zhdukjen e dokumentit.

Ky dokument dëshmon së si prona prej 117 hektarësh e familjes Hoti ishte marrë me dhunë nga ish regjimi jugosllav në vitin 1959.

Dhe në fund të emisionit ndiqni Rubrikën “Policia”.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet në RTK çdo të premte nga ora 22:20 dhe repriza të hënën në mesditë.