Sonte në ‘Drejtësia në Kosovë’: Skandali në Gjykatën e Drenasit

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte në RTK në orën 22:20 sjell hulumtimin që flet  për skandalin në të cilin është përfshirë Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega në Drenas.

Hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë” ka arritur në përfundimin se punëtorët e kësaj gjykate kanë vendosur t`i injorojnë në plotni rregullat ligjore duke i dhënë vetes luksin që rreth 20 mijë lëndë të cilat kanë arritur në këtë gjykatë mos t`i regjistrojnë fare.

NDËRLIDHUR

Të gjeturat në terren tregojnë se në Gjykatën e Drenasit mbi 10 mijë lëndë të vitit 2014 stafi përgjegjës i kësaj gjykate nuk i ka regjistruar fare në regjistrat e gjykatës. Pasi janë lënë lëndët e vitit 2014 pa u regjistruar, përgjegjësit e Gjykatës kanë vazhduar me regjistrimin e lëndëve të vitit 2015, pa i regjistruar fare ato të vitit paraprak.

Si rezultat i kësaj, mbi 10 mijë lëndë të kundërvajtjeve në këtë gjykatë janë parashkruar pa u regjistruar, pasi ato lëndë janë lënë në harresë. Kjo gjendje është toleruar edhe në vitin 2016-të. Sipas të gjeturave del se lëndët e vitit 2016-të bashkë me ato të vitit 2014 janë regjistruar në vitin 2017.

Në fund të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, mund ta ndiqni rubrikën e rregullt “Policia”, me  pamje ekskluzive nga aksionet e policisë në luftën kundër krimit.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte në RTK në orën 22:20 dhe repriza të hënën në mesditë.

 

19 Maj 2017 - 14:05

Naim Krasniqi 19/05/2017 - 14:05
NDËRVEPRIMI0

Sonte në 'Drejtësia në Kosovë': Skandali në Gjykatën e Drenasit

by Naim Krasniqi
NA NDIQNI