Sonte në ‘Drejtësia në Kosovë’: Ndryshimet në Drejtësi (2)

Kësaj radhe emisioni sjell detaje se cilat janë sfidat me të cilat përballen institucionet e gjyqësisë dhe prokurorisë në regjionet e Ferizajt, Gjilanit dhe Mitrovicës.

Çfarë thotë Bashkim Hyseni, kryetari i rizgjedhur i Gjykatës së Ferizajt, për gjyqtarët e tij që ranë ndesh me normat etike të punës së tyre?

Po ashtu “Drejtësia në Kosovë” sjell edhe intervistën me kryeprokurorin e ri të Ferizajt Shukri Jashari, i cili thotë se nuk do ketë tolerancë për çfarëdo sjellje të pahijshme të prokurorëve të tij.

Gjithashtu do të transmetohen detaje nga intervista me kryeprokurorin e rizgjedhur të Gjilanit Jetish Maloku, i cili ka folur për vendimet kontradiktore të prokurorëve të tij dhe akuzat që po iu hidhen poshtë në Gjykatë.

“Drejtësia në Kosovë” sjell edhe deklaratat e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës së Mitrovicës Ali Kutllovci, i cili nuk e di datën se kur do vendosen në objektin e tyre dhe as që është pyetur ndonjëherë nga dikush si kryetar i gjykatës.

Pjesë e emisionit është intervista me kryeprokurorin e rizgjedhur të Mitrovicës Shyqyri Syla, i cili thotë se nuk do të japë më datë se kur do vendosen në objektin që tashmë është marrë me qira në Mitrovicën Veriore, pasi që sipas tij ata janë viktime e marrëveshjeve politike.

Në fund të emisionit transmetohet rubrika e rregullt “Policia” me aksionet ekskluzive në luftën kundër krimit.

Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të premte ne RTK në orën 22:20 dhe repriza të hënën në mesditë.