Policia e trafikut. Foto: Kallxo.com

Sonte në ‘Drejtësia në Kosovë’: Gjobat e Kontestueshme të Policisë

Këtë të premte në “Drejtësia në Kosovë”, ndiqni hulumtimin se a kanë bazë ligjore që Policia e Kosovës të shqiptojë gjoba trafiku deri në 500 euro në vendin e ngjarjes.

Çka thotë policia për këto dënime?

A rrezikojnë këto dënime të shpallën të pavlefshme?

Çka thonë gjykatësit e kundërvajtjeve për këto dënime?

Pse policia po e përdortë vetëm ligjin për kundërvajtjeve?

Pse u neglizhua harmonizimi i ligjeve nga ministria e Infrastrukturës?

Pse gjykatat e Kosovës nuk i pranojnë të gjitha lëndët e kundërvajtjeve?

Dhe në fund ndiqni Rubrikën “Policia” me aksione të policisë në luftën ndaj krimit të organizuar.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 dhe repriza të hënën në mesditë.