Sonte në ‘Drejtësia në Kosovë’: Beteja e Investitorit me të Gjithë

Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ në RTK në orën 22:20 do të transmetohet hulumtimi lidhur me problemet me të cilat po përballen investitorët në komunat e Kosovës.

NDËRLIDHUR

Në këtë hulumtim do të transmetohet rrëfimi i Adem Elshanit nga fshati Nagavc i Rahovecit, i kthyer nga Zvicra për të investuar në Kosovë, për pamundësinë që ta ndërtojë një fermë.

Çka thotë kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi për investitorin potencial nga Zvicra?

Kur komuna e Rahovecit pritet tija hap rrugën investitorit nga Zvicra?

Çka thonë banorët që e kanë bllokuar rrugën e nuk po e lënë investitorin Elshani të futet në pronën e tij?

Cilat janë pretendimet e këtyre banorëve që e kanë marrë ligjin në dorë?

Gjithashtu ndiqni intervistat me përfaqësueseve të disa OJQ-ve që merrem me ambientin e të bërit biznes në Kosovë.

Dhe në fund të emisionit ndiqni Rubrikën “Policia”.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.

15 Shtator 2017 - 15:42

Behar Mustafa 15/09/2017 - 15:42
NDËRVEPRIMI0

Sonte në ‘Drejtësia në Kosovë’: Beteja e Investitorit me të Gjithë

by Behar Mustafa
NA NDIQNI

Send this to a friend