Sonte në DnK: “Amnistia e Korrupsionit”
Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, sonte ju sjell hulumtimin që flet për dështimin e gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit.
Hulumtimi i sontëm ju sjell edhe deklaratat e krerëve të gjykatave më të larta, Supremes dhe Apelit lidhur me rastet e korrupsionit të nivelit të lartë të cilat po përfundojnë me aktgjykime liruese.
Pse sipas drejtuesve të gjyqësorit lufta ndaj korrupsionit po duket mjaft e vështirë. Shumica e rasteve të korrupsionit po përfundojnë më aktgjykime liruese për të akuzuarit.
Hulumtimi i sontëm sjell edhe një përmbledhje të rasteve të korrupsionit të cilat kanë përfunduar me aktgjykime liruese, siç është rasti i MTPT-së ku i akuzuar ishte Fatmir Limaj.
Në fund të emisionit do ndiqni pamjet ekskluzive në Rubrikën e rregullt “Policia”.
Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte në RTK në orën 22:20 dhe repriza të hënën në mesditë.