Sonte Jeta në Kosovë: Afera “Zarfi 2”

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” u diskutua për rrugën e cila çoi deri te vazhdimi i mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Një hulumtim disajavor i “Jeta në Kosovë” ka zbuluar korrespondencën e zyrtarëve të EULEX-it me kolegë të tyre në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Në këtë korrespondencë, tregohet se si zyrtarët ligjorë të EULEX-it kanë arritur ta bindin stafin e ngushtë të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që çështja mandatimit të gjykatësve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese të mos kalojë përmes parlamentit, madje as me betim formal para Presidentes.

Dokumenti Ekskluziv (Përkthim Jozyrtar)

Rreth kësaj çështjeje pati debat në studio me Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi, dhe Këshilltaren Ligjore në KALLXO.com, Furtuna Sheremeti, ndërsa në një intervistë të veçantë për këtë çështje dhe për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, foli edhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Dokumenti Ekskluziv (Versioni Origjinal)