Sokol Bashota në ‘Jeta në Klinë’

Kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, do të dalë të dielën para Jeta Xharrës dhe asamblistëve të komunës që drejton për të folur për dy vitet e para të mandatit të tij të tretë në krye të komunës.

Në debatin e zhvilluar një javë para se hetuesia t’ia bastisë zyrat dhe shtëpinë, Bashota përgjigjet edhe për aferën e festivalit i cili ngriti dyshimet e prokurorisë për keqpërdorime.

Çka thotë Bashota për këtë aferë? Çka thotë opozita për këtë gjë? Pse Bashota mendon se ‘bukë dhe shpiuna’ ka me bollëk ndër shqiptarë?

Gjithashtu Bashota përgjigjet edhe për gjendjen e një shkolle në Klinë në të cilën nxënësi mësojnë në kushte të mjerueshme dhe për ndërtimin e sheshit të Klinës.

Në debat ai flet edhe për subvencionet në bujqësi, asfaltimin e rrugëve, si dhe planet e tij në dy vitet e ardhshme si kryetar.

Debati me kryetarin e Klinës, Sokol Bashota, transmetohet në RTK, të dielën në orën 12:00.