Arkiva - Foto: KALLXO.com

Sociologu Punësohet Mësimdhënës i Matematikës

Pas analizimit të raporteve të auditimit, KALLXO.com ka vërejtur një rast interesant që është evidentuar nga Auditori.

Fjala është për punësimin e një sociologu si mësimdhënës i lëndës së matematikës.

Kjo ka ndodhur në Komunën e Fushë Kosovës.

“Komuna e Fushë Kosovës ka angazhuar me vendim dy mësimdhënës për lëndët e Gjuhës Shqipe dhe Matematikë në shkollën fillore e mesme e ulët ‘’Selman Riza‘’, në kohëzgjatje prej tre muajsh. Njëri mësimdhënës me kualifikim Bachellor i Sociologjisë është pranuar për lëndë të matematikës. Në anën tjetër, të punësuarve nuk u janë paguar kontributet pensionale dhe tatimi në pagë, siç kërkohet me Ligjin për tatimin në të ardhurat personale nr. 03/L-161”, thuhet në raportin e Auditorit.