Gjykimi i Sllobodan Gavriqit | Foto: KALLXO.com

Slobodan Gavriqit i Zbutet Dënimi

Slobodan Gvariqi do t’i vuajë vite më pak burg, pasi që Gjykata e Apelit ja ka zbritur dënimin nga 13 sa ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës në 11 vite burg.

Gavriq ishte dënuar më 29 qershor të këtij viti për veprën penale të përgatitjes së veprave terroriste kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Gjykata e Apelit vendimin për zbutjen e dënimit e arsyeton me faktin se Gavriq ka pranuar veprimet e tij inkriminuese dhe se kjo nënkupton se ai ka pranuar pasojat e veprimeve të tij.

Misteret e Eksplozivit të Sllobodan Gavriq

Aktakuza  ndaj Gavriqit ishte ngritur  më 10 korrik 2015.

Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Apelit, mbrojtja e Gavriqit nuk kishte kontestuar veprimet e Gaviriqit, por kualifikimin juridik të veprës penale, pasi që pretendonin se Gavriq nuk duhej të dënohej për  përgatitje të veprave që lidhen me terrorizmin, por për eksport-import të armëve.

Sipas aktakuzës, Sllobodan Gavriq, ka përgatitur kryerjen e veprën penale të terrorizmit  ashtu që gjatë muajit dhjetor të vitit 2014 në Beograd është furnizuar me 25 pajisje eksplozive me peshë totale 12.219 gramë, të cilat përmbajnë eksploziv të fuqishëm PETN i kombinuar me fragmente metali, bulona dhe gozhda, të cilat shërbejnë për rritjen e fuqisë shkatërruese dhe shkaktimit sa më të madh të viktimave në njerëz dhe dëme materiale.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Gavriqi këtë sasi të eksplozivit e ka transportuar nga Beogradi për në Prishtinë me veturën e ti “Renault Clio” kur rreth orës 21:00 në Lagjen “Arbëria” është ndaluar nga Policia e Kosovës me ç ‘rast gjatë kontrollimit të kryer në bagazhin e veturës së tij është gjetur çanta në të cilin ishte vendosur eksplozivi.

Sipas aktakuzës, eksplozivi i Gavriqit, ishte marrë në Beograd dhe kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist.

Gjatë procesit gjyqësor Gavriq nuk e pranoi fajësinë, ndërsa tha se eksplozivin në Prishtinë e kishte sjellë për ta shitur.

Ai deklaroi se edhe dy herë të tjera kishte ardhur në kryeqytetin e Kosovës me këtë ngarkesë të rrezikshme.

http://kallxo.com/denohet-sllobodan-gavriq/