Baneri i SKV-së | Foto: KALLXO.com
SKV-ja i Lë Notë të Dobët Komunikatës së MASHT-it
Organizata Studentore për Barazi “Studim, Veprim, Kritikë” zhvilloi një aksion simbolik pas komunikatës me plot gabime drejtshkrimore dhe teknike të lëshuar nga MASHT-i të shtunën.
Organizata e çoi te MASHT-i një baner me komunikatën të improvizuar si hartim shkollor i nxënësve, të cilën e notoi me notë të dobët.
Aksionin SKV-ja e zhvilloi në Ditën e Mësuesit kur shënohen 131 vjet të hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë.
Korab Muhadri nga kjo organizatë tha se gjuha shqipe në 20 vjetët e fundit po bastardohet.
“Gjuha shqipe bastardohet nga institucionet tona. Injorantë e analfabetë vihen bë maja të institucioneve tona të cilat qëllim duhet ta kishin arsiminin dhe jo degradimin”, tha Muhadri.
Muhadri foli edhe për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR-i.
“Gjendja në arsim sipas tij nuk do të ndryshojë “përderisa në një komunikate për media nga Ministria e Arsimit bën dhjetëra gabime drejtshkrimore në katër paragrafë”, tha Muhadri.
Ai tregoi se SKV-ja ia ka korrigjuar gabimet Ministrisë së Arsimit.
“Sot përmes këtij aktiviteti po i korrigjojmë gabimet e kësaj ministrie por gabimeve të njëpasnjëshme që po ndodhin do t’u përgjigjemi me rezistencë”, përfundoi Muhadri.
KALLXO.com shkroi për komunikatën me shumë gabime të MASHT-it.
http://kallxo.com/komunikata-e-kuqe-nga-gabimet-e-ministrise-se-arsimit/