Konferenca e Prokurorisë dhe Policisë për zgjedhjet - Foto: KALLXO.com

Skandali i Vëzhguesve, Policia Mbledh Informacione

Koordinatorja e Prokurorisë për zgjedhjet, Laura Pula, në një konferencë për media ka konfirmuar se janë duke mbledhur informacione për mundësinë që partitë të kenë angazhuar vëzhgues në OJQ.

“Ne kemi informacion gjithashtu me Policinë e Kosovës që nga mëngjesi i sotëm pas marrjes së informacioneve të djeshme jemi duke i verifikuar këto të dhena”, ka thënë Pula.

Sipas prokurores, Prokuroria e Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbrojtjen e votës.

Për këtë punë janë angazhuar 100 prokurorë në 38 komuna të Kosovës.

“Nuk kemi ndonjë rast penal deri më tani. Kemi vetëm disa informacione, të cilat po i verifikojmë. Një prej këtyre rasteve është edhe ai i Shtërpcës“, tha prokurorja Pula.

Prokuroria, sipas prokurores Pula, është duke u marrë edhe më rastet e ditëve të kaluara. “Sot me urdhër të prokurorit të shtetit jemi në proces të intervistimit të dy personave, S.P. dhe F.P. pasi të njëjtin kanë kërcënuar personin Gj.D.”, tha Pula.

Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe koordinatori për zgjedhje i Policisë, Naim Rexha.

“Deri më tani Policia ka në trajtim katër informacione, të cilat kanë mbërri nga qendrat e ndryshme të votimeve, të cilat jemi duke i trajtuar me prokurorin e shtetit. Përgjithësisht procesi është i qetë“, tha Naim Rexha.

http://kallxo.com/skandali-zgjedhjeve-pdk-e-aak-fshehin-vezhguesit-partiake-ne-ojq-joaktive/