Skandal në Luftën Kundër Terrorizmit: Fëmijët e Kthyer nga Siria nuk Shkojnë në Shkollë

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” fillon edicionin e ri me një hulumtim rreth neglizhencës së Qeverisë së Kosovës për t’i trajtuar me seriozitet fëmijët e kthyer nga lufta e Sirisë dhe Irakut.

Hulumtimi I realizuar në rajonin e Vitisë dhe Gjilanit sjell rrëfimet e fëmijëve që ishin pjesë e ISIS e të cilët për neglizhencë të Qeverisë së Kosovës nuk janë duke vijuar shkollën.

Hulumtimi zbulon se 2 të rinjtë e rikthyer tashmë kanë mbetur pa vijuar shkollimin ndërsa vazhdojnë të jenë pa punë dhe pa përkujdesje institucionale.

Në detaje të tjera hulumtimi zbulon edhe problemet në Shërbimin Korrektues të Kosovës në trajtimin e dhjetëra të dënuarve për terrorizëm.

Në të dhëna të tjera hulumtimi zbulon vonesat e gjykatësve të vendit për të gjykuar rastet e terrorizmit e po ashtu arsyet e kthimit në rigjykim të qeshjeve gjyqësore.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22 e 20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.