Skandal në Gjilan: Familjari i Vdekur Ka Votuar

Gani Robelli tregoi për KALLXO.com se kur shkoi të votonte, në listën e votuesve e pa edhe emrin e kushëririt të tij, Shaipit.

“E kam gjetë emrin e Shaip Robellit, edhe ishte i nënshkruar. Shaipin e kam djalë të mixhës. Ai ka vdekë në vitin 1996”, tha Gani Robelli.

Gani Robelli tha se ka pyetur pse është emri i tij dhe kush ka nënshkruar, por aty i kanë thënë se ka mundur ta nënshkruajë ndokush gabim, se e ka ngatërruar ndokush rubrikën.

I pyetur nga KALLXO.com se mos ka mundësi të ketë qenë ndonjë Shaip Robelli tjetër, Ganiu tha se kjo nuk është e mundur sepse “Na Robellët asnjë nuk e kemi emrin e njëjtë“.

Ndërsa, në Prishtinë, një qytetar e kishte parë emrin e vëllait të vdekur në listën e votuesve.

http://kallxo.com/qytetari-sheh-ne-liste-emrin-e-vellait-te-vdekur/