Mbledhja e sotme e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

S’ka Kuorum-Mbyllet Para Kohe Seanca

Vetëm 37 deputetë janë kthyer në seancën e Kuvendit pas pauzës e cila duhej të zgjaste deri në orën 14 e 30.

Kjo e detyroi kryesuesen e mbledhjes-nënkryetaren Aida Dërguti që të deklarojë se nuk mund të vazhdohet me këtë seancë.

“Aktualisht në sallë janë 37 deputetë dhe nuk janë as kushtet minimale që të vazhdohet me këtë seancë. E mbyllim këtë seancë dhe ju njoftojmë për vazhdimin e saj pas mbledhjes së kryesisë”, tha Dërguti.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për seancat që janë shtyrë për mungesë kuorumi. Shkrimet e tilla mund t’i lexoni këtu.