Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni - Foto: PK

Sivjet Dy Vrasje më Pak

Policia e Kosovës ka mbajtur konferencën përmbyllëse të fundvitit në të cilën ka prezantuar rezultatet e punës së këtij institucioni gjatë vitit 2017.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, këtë vit e cilësoi si vit me sfida të natyrave të ndryshme, por sipas tij në bashkëpunim me qytetarët dhe organet tjera vendore dhe ndërkombëtare kanë arritur sukses në aspektin e luftimit të krimit, sigurisë dhe ruajtjes së rendit e qetësisë, përcjell rtv21.tv.

NDËRLIDHUR

Ai deklaroi se gjatë vitit 2017 numri i vrasjeve ka rënë në krahasim me vitin e kaluar.

“Në vitin 2016 kishte 26 vrasje, kurse në vitin 2017 janë regjistruar 24 vrasje”, tha Maxhuni.

Ai po ashtu tha se ka rënë edhe numri i lëndimeve të rënda trupore, nga 299 sa kanë qenë në vitin 2016, janë shënuar 271 këtë vit.

Maxhuni deklaroi se gjatë kësaj periudhe Policia e Kosovës ka mbikëqyrur 172 protesta e tubime.

Maxhuni shtoi se janë mbajtur edhe aktivitete për rritjen e sigurisë në shkolla, janë organizuar me mijëra patrullime.

Sipas Maxhunit, Policia e Kosovës theks të veçantë i ka kushtuar parandalimit të përdorimit të lëndëve narkotike./21Media

21 Dhjetor 2017 - 10:45

RTV 21 21/12/2017 - 10:45
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight