Donika Kadaj-Bujupi | Foto: KALLXO.com

Sipas AKI-së nuk ka Vend për Alarmim në Veri

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencvë Donika kadja- Bujupi, ishte e rezervuar kur foli para gazetarëve në lidhje me raportimin në këtë komision të drejtorit të AKI-së Driton Gashi.

Gashi ishte ftuar në komision për të raportuar për situatën në veri të vendit, pas vrasës atje të politikanit serb Oliver Ivanoviq.

“Është raportim me kërkesën tanë, me qëllim marrjen e informatave e me theks të veçantë për situatën në veri, sidomos pas vrasjes se një qytetari atje, ish deputetit të Kosovës”, tha Donika Kadaj-Bujupi.

Kryetarja e komisionit tha se situata në veri nuk është alarmante.

“Ka pasur paralajmërime për trazira, por trazirat s’kanë ndodhur. Gjendja atje nuk është në gjendjen alarmante qysh është paraqitur ne publik, sipas informatave qe na kemi nuk ka vend për alarmim”, tha Donika Kadaj-Bujupi.

Ajo nuk dha detaje nga raportimi i shefit të AKI-së.

“Kemi ngritur shumë shqetësime. Për shkak të hetimeve e për shkak te natyrës së këtij komisioni, unë nuk mund te ndaj me juve përgjigjet e marra nga shefi i AKI”, tha Donika Kadaj-Bujupi.

Për shkak të ndjeshmërisë, Donika kadja-Bujupi nuk tregoi nëse shefi i AKI-së u ka dhenë informacione për Millan Radojçiqin, një person në veri për të cilin kishin folur edhe Ramush Haradinaj, edhe Aleksandar Vuçiq.

Kadaj-Bujupi vetëm tregoi çfarë kanë kërkuar anëtarët e komisionit prej AKI-së.

“Kërkuam që te rritet vigjilenca, përkushtimi, efikasiteti ne gjithë vendin, e sidomos në veri”, tha Kadaj-Bujupi.