Konferenca e Federatës së Shërbyesve Civilë | Foto: KALLXO.com

Sindikata: Pakënaqësi dhe Revoltë te Shërbyesit Civilë

“Ky Ligj është neglizhuar tej mase deri më tani nga institucionet e Kosovës dhe tashmë FSShCRK-ja do të kërkojë me ngulm që të fillojë së zbatuari, sepse ka krijuar pakënaqësi dhe revoltë te shërbyesit civilë në përgjithësi për moszbatimin e tij,” tha Hajrullah Hoxha, kryetari i kësaj federate sindikale.

Hoxha për të shprehur shqetësimet e nëpunësve civilë doli sot në një konferencë për shtyp.

Ai tha se Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë do të përkrahë draftin e reformës për këtë shërbim vetëm nëse ai u shërben të gjithë nëpunësve.

“FSShCRK-ja nuk do ta përkrahë një reformë të tillë me preferenca, por kërkojmë qartësim dhe konkretizim të vendeve të punës sipas standardëve që kërkohen për të funksionuar dhe finalizuar një herë e mirë administratën në institucionet e Kosovës”, u shprehë kryetari i FSSHCRK-së,” tha Hoxha.

Ai u ankua edhe për gradime të padrejta dhe ngritje të koeficientëve të pagës për disa shërbyes civilë, derisa sipas tij një ngritje e tillë nuk lejohet për shërbyesit tjerë.

Në mbledhjen e qeverisë më 25 maj, Kryeministri Mustafa e pranoi se ka ngecje në lidhje me Ligjin për Pagat.

Në të njëjtën mbledhje, ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar tha se deri tash janë klasifikuar në bazë të pagave të tyre 15 mijë nëpunës civilë.

http://kallxo.com/klasifikohen-15-mije-nepunes/