Pamje nga ndeshja Sigal Prishtina vs. Tsmoki Minsk - Foto: Rtv21

Sigal Prishtina e Nis me Humbje Aventurën në Ligën e Kampionëve

Kryeqytetasit e kanë nisur me humbje aventurën në Ligën e Kampionëve, duke u mundur nga ekipi bjellorus, Tsmoki Minsk, me rezultat 50-57, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë.

Ballafaqimi mes skuadrës sonë më të suksesshme dhe ekipit bjellorus ka dhënë një super-ndeshje, sfidë kjo e zhvilluar në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët prishtinas.

Mysafirët nga Bjellorusia më mirë e nisën lojën, duke krijuar epërsi të lehtë në rezultat, por më pas prishtinasit ia dolën që të shkrijnë epërsinë, madje, kaluan edhe në avantazh 18-16 në finish të periudhës së parë, derisa çereku i parë u mbyll me epërsinë e skuadrës së Prishtinës prej dy pikëve (23-21).

Ndërkohë, në periudhën e tretë skuadra bjelloruse ishte dukshëm më e mirë se ekipi “bardhekaltër”, duke e mbyllur këtë pjesë më epërsinë prej 10 pikëve (26-36).

Në dhjetëminutëshin e fundit, basketbollistët e Sigal Prishtinës dhanë gjithçka nga vetja, duke e kërkuar përmbysjen e avantazhin e mysafirëve, megjithatë, në momentet e caktuara ekipi mysafir u shfaq skuadër më e koncentruar, duke e fituar ndeshjen me rezultat 50-57. /21Media