Si do Votojë Alternativa më 3 gusht?

Koalicioni LAA nuk do e votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit dhe as Ramush Haradinajn për kryeministër. Kështu ka deklaruar Mimoza Kusari- Lila, kryetarja e partisë Alternativa, pas regjistrimit si deputete në Kuvendin e Kosovës nga koalicioni LAA.

“Nuk kemi paqartësi në lidhje me vendimin tonë. Koalicioni PAN nuk i ka numrat. Ne nuk do ta votojmë kryetarin e kuvendit nëse është Kadri Veseli, po ashtu edhe kryeministrin e PAN-it Ramush Haradinaj. Një fakt i cili nuk mund të anashkalohet është që z.Veseli ka bërë gjithçka që qeveria të rrëzohet dhe ata të marrin postet”, ka deklaruar Kusari- Lila.