Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi - Foto: KALLXO.com

Si u Zyrtarizua Gjuha Shqipe në Maqedoni, 110 Vjet pas Kongresit të Manastirit

Në vendin ku për herë të parë u konsolidua alfabeti i gjuhës shqipe, 110 vjet pas u arrit të zyrtarizohet edhe gjuha shqipe.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, rrëfeu për miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Kuvend që e bën shqipen gjuhë zyrtare atje.

“Ka qenë obligim i spektrit politik që përcaktimet e Marrëveshjes së Ohrit t’i përmbyllë konform asaj që ka qenë e paraparë në marrëveshje dhe s’do mend që marrëveshja kishte një timing të përcaktuar për të përmbyllur legjislativin”, tha Xhaferi.

Përballë Jeta Xharrës ai tregoi edhe ecurinë deri tek arritja e ligjit final që kaloi në Parlamentin maqedonas dhe pritet të hyjë në fuqi së shpejti.

“Duke i parë mangësitë që i miratuam në vitin 2008 dhe e zgjeruam në vitin 2011 mendonim që duhet përfundimisht në suaza të amandamentit pesë të Kushtetutës, të miratohet ligj i ri. Në fakt nevoja për miratim të ligjit të ri buron nga amandamenti 5 , paragrafi 5, që nënkupton që përdorimi i  gjuhës shqipe në institucione shtetërore mund të përdoret zyrtarisht për të rregullohet me ligj”, tha Xhaferi.

Në këtë intervistë, Xhaferi flet edhe për marrëdhëniet tij me Nikolla Gruevskin dhe tensionet ndëretnike në Maqedoni.

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: