Si u Takua në Drekë Prokurori me të Akuzuarin?

Në edicionin e së premtes, emisioni Drejtësia në Kosovë ka denoncuar skandalin e radhës në prokurorinë e shtetit. Publikimi i detajeve për dreka misterioze e prokurorit Visar Musa me të akuzuarin Raif Ramaj kanë qenë tema e këtij emisioni.

Në një rrëfim ekskluziv, i dëmtuari Afrim Matoshi nga Ferizaj ka treguar për faktet e tij të cilat dëshmojë prokurori nga Ferizaj Visar Musaj ka drekuar me të akuzuarin Raif Ramaj.

Dëshmia e Matoshit ka ngjallur dyshime rreth mundësisë që prokurori ka shkelur rregullat etike kur u fotografua duke drekuar me një të akuzuar. Matoshi ka prezantuar edhe një fotografi e cila dëshmon këtë takim.

“Ka dreku me të akuzuarin, e kam edhe foton të cilën e kam dëshmi”, ka rrëfyer Matoshi.

Ai ka treguar se dreka e prokurorit me të akuzuarin ishte organizuar vetëm 24 orë pasi ai ishte pjesë e procesit gjyqësor ku i akuzuar ishte Raif Rama.

Emisioni Drejtësia në Kosovë raportoi për takimet të cilat prokurori Visar Musa i kishte me të akuzuarin Raif Rama vetëm një ditë pasi të njëjtin e akuzoi për kanosje. Takimi misterioz ishte mbajtur në njërin nga restorantet e Ferizajt ndërsa pjesë e takimit ishte edhe gjykatësi nga Shtërpca, Adem Shabani.

Në deklaratën e tij Visar Musa kishte pranuar takimin por ka pretenduar se nuk e dinte se po takohej me të akuzuarin. Vetë prokurori e ka cilësuar si jo etike sjelljen e tij gjatë takimit me të akuzuarin.

Takimi është konfirmuar edhe nga gjykatësi Adem Shabani. Ai në një intervistë ka pranuar takimin me të akuzuarin por është arsyetuar se të akuzuarin  e ka të afërm dhe qëllimi i takimit nuk ishte të ndikohej në prokurorin i cili po e hetonte të akuzuarin.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: