Si u Avancua Profesori në UP me Punim të Asistentes së Tij?

Njëri ndër to është ai i profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Milaim Sejdini, i cili  dyshohet se i ka marrë punimin shkencor të doktoraturës, asistentes së tij, Albena Reshitaj duke e përdorur emrin e tij si autor i parë.

Me këtë veprim, profesor Sejdini  ka shfrytëzuar konkursin e vitit 2013 dhe është avancuar nga Profesor Asistent në Profesor të Asocuar duke përdorur punimin shkencor të asistentes së tij, Albena Reshitaj.

Profesori Sejdini ka pranuar për KALLXO.com se ai ka përdorur punimin e asistentes së tij për tu avancuar nga profesor asistent në profesor të asocuar.

Pasi që Albena Reshitaj e vërejti një gjë të tillë, ajo u ankua në Këshillin Etik të Universitetit të Prishtinës, por akoma nuk ka një përgjigje nga ta.

Rektori, Marjan Dema për këtë rast ua ka hedhur barrën Këshillit Etik të UP-së edhe pse është në dijeni se ky këshill nuk mund të marrë vendime sepse nuk e kanë të miratuar rregulloren disiplinore.

“Ne e kemi Këshillin e Etikës, dhe ajo është lëndë për ta. Në Këshill të Etikës ende nuk e kemi kaluar rregulloren disiplinore me të cilin ky këshill punon. Jemi nga përfundimi i saj. Këshilli i Etikës nuk mundet të mbajë mbledhje, nuk mund të marrë vendime pa pasur një rregullore. Në momentin që do të aprovohet rregullorja natyrisht që presim”, tha Dema.

Deklaratën e plotë të rektorit Marjan Dema mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: