Akiv - Ilustrim - Seancë në OShP

Si Tentoi Ministria t`i Eliminojë nga Gara 12 Kompani

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” të premten  transmetoi hulumtimin për tenderin 100 milionësh në lidhje me Autostradën Prishtinë-Gjilan.

Nga hulumtimi doli se për këtë tender pati shkelje ligjore dhe veprime të dyshimta gjatë vlerësimit të ofertave të kompanive që ishin në garë për 100 milionët e buxhetit ët shtetit për këtë projekt.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, dilemat e shumta rreth asaj nëse Ministria e Infrastrukturës kishte të drejtë  kur vendosi për operatorët,  u sqaruan në seancën e mbajtur më 24 tetor në OShP.

Bizneset ankuese treguan dëshmitë e tyre të cilat më vonë u vërtetuan nga Organi Shqyrtues i Prokurimit se 12 kompanitë ishin shpallur të papërgjegjshme në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

Por në seancën e OshP-së kompanitë që fituan pjesë të këtij tenderi deklaruan se të gjitha procedurat e udhëhequra nga ministria ishin në rregull.

Këto kompani në seancë thanë se tenderi nuk duhet të anulohet, e as të kthehet në rivlerësim.

https://www.youtube.com/watch?v=07HZku0RJ0g&feature=youtu.be&t=16m49s

Gazeta Jeta në Koosvë një javë më parë shkroi se nga tenderi 100 milionësh i autostradës ishin eliminuar për pjesë të saj disa kompani që dhanë oferta më të liar se ato fituese.

Kjo praktikë eliminimi e kishte rritur çmimin e tenderit për autostradën për më shumë se 33 milionë euro.

Tenderi 100 Milionësh me Shkelje Ligjore

Në lidhje me tenderin milionësh të kësaj rruge është kërcënuar me jetë kreu i Organit Shqyrrtues të Prokurimit Blerim Dina, ndërsa për këtë kërcënim në paraburgim ndodhen Naim Sallahu e Shaban Lushtaku.