Si ta Largoni Rrezikun nga Qëndrimi Ulur për Tetë Orë

Të gjithë e dimë se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë ndikon negativisht në shëndet.

Por studiuesit kanë zbuluar se mjafton një orë aktivitet fizik në ditë, për të bërë zero këtë efekt. Studimi që ka arritur në këtë përfundim ka përfshirë 1 milion veta dhe është botuar në revistën shkencore prestigjioze “Lancet”.

Jeta sedentare lidhet me rrezikun e shtuar të sëmundjeve kardiake, diabetit dhe disa tipave të kancerit, që u marrin jetën 5 milionë njerëzve në vit.

Grupi kërkimor i Universitetit të Kembrixhit dhe Shkollës Norvegjeze të Shkencave të Sportit arriti në përfundimin se kush qëndron ulur 8 orë në ditë, por bën aktivitet fizik, është më pak i rrezikuar se ata që qëndrojnë ulur për të njëjtin numër orësh dhe nuk përfshihen në aktivitet fizik.

Për të eliminuar këtë rrezik mjafton një orë në ditë me aktivitet fizik si ecje dhe pedalim./21 Media