Si e Mbrojti Ish- Presidentin Pacolli Policia në Veri

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi emisionin ekskluziv për Njësitin e Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës.

Ky emision solli detajet se si u planifikua dhe si u realizua mbrojtja e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe liderëve shtetërorë pas  shpalljes së pavarësisë 10 vjet me parë.

Në sfidën e tyre për të garantuar siguri, mbrojtja e afërt gjithmonë duhet të ketë një plan të dytë për të ndërtuar një zinxhir evakuimi vlerësimi të rrezikshmërisë dhe informacionesh të grumbulluara.

Ata kishin marrë përsipër edhe sigurimin e ish- presidentit Behgjet Pacolli i cili pak ditë pasi u bë i pari i vendit vizitoi veriun e Kosovës.

“Më te marrë informacionin së atë kohë Presidenti Pacolli do ta vizitojë veriun e Kosovës ka qenë sfidues, mirëpo gjatë organizimit duke iu falënderuar Policisë së Kosovës dhe institucioneve relevante që kanë qenë shumë korrekte duke iu falënderuar si EULEX-it dhe njësia FIT ka qenë një organizim shumë profesional nga Njësia e Mbrojtjes së Afërt”, tha zyrtari policor i8 mbrojtjes së Afërt.

“Presidenti i Republikës në atë kohë ka qenë i njoftuar për gjithçka dhe kërkesa e tij ka qenë të vizitojë veriun e Kosovës dhe ne është dashur të organizojmë atë vizitë e cila ka shkuar shumë në rregull”, shtoi zyrtari policor.

Deklaratën e këtij zyrtari rreth vizitës së Pacollit në veri të Kosovës mund ta ndiqni në vijim.