Ministri Shyqiri Bytyqi - Foto: KALLXO.com

Shyqiri Bytyqi Mungon në Ceremoninë e 48 Vjetorit të UP-së

Shyqiri Bytyqi, ministri i Arsimit nuk është i pranishëm në ceremoninë ku Universiteti i Prishtinës po shënon 48 vjetorin e themelimit, pasi ndodhet në një vizitë në SHBA.

Ministri i kishte shkruar një letër rektorit të UP-së Marjan Dema, duke kërkuar prej tij të bëhet pjesë e misionit për ngritjen e cilësisë në arsim.

Ministri nuk ishte pajtuar me Këshillin Drejtues të UP-së kur ky këshill në mbledhjen e tij uli bursat për studentë nga 600 në 500 euro.

Më pas këshilli ktheu vlerën e bursave ashtu si ishte.

Bytyqi shkarkoi në janar anëtarët e Ministrisë së Arsimit në Këshillin Drejtues të UP-së, ndërsa në shkurt emëroi tri gra në këtë këshill.

http://kallxo.com/ministri-shkarkon-anetaret-e-masht-ne-bordin-e-se/

http://kallxo.com/ministri-emeron-tri-gra-ne-keshillin-drejtues-te-se/

Ministria e Arsimit në ceremoni po përfaqësohet nga zëvendësministri Arbër Geci.