Shyqiri Bytyqi në Kuvernd | Foto: KALLXO.com

Shyqiri Bytyqi: Kemi Dërguar Lëndë në Prokurori për Agjencinë e Akreditimit

Në pjesën e dytë të debatit për përjshatimin e Agjencisë së Akreditimit nga EQAR, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi  dha disa detaje shtesë mbi dyshimet për këtë Agjenci.

Ministri Bytyqi tha Këshilli Shtetëror i Cilësisë dhe Agjencia e Kosovës për Akreditimi kanë keq menaxhuar 800 mijë euro për të cilat tha se i janë drejtuar prokurorisë.

“Për shkak të menaxhimit jo të mirë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe të Agjencinë e Akreditimit sot buxheti i këtij agjencinë paguan ndëshkim hiq më pak se 800 mijë euro. Pra për arsye të keq menaxhimit të këtij institucioni. Për një pjesë të kësaj shume ne e kemi dërguar një lëndë në prokurori
Bytyqi po ashtu tha se këshilli Shtetëror i Cilësisë ka bërë vepër penale kur ka konstatuar se 42 profesor të huaj kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer punë në universitetet të ndryshme ndërsa nuk i janë publikuar emrat e tyre apo nuk është iniciuar ndonjë veprim në prokurori për këtë çështje.

“Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka bërë vepër penale sipas KIPRED që i ka të publikuar në raport sepse asnjëherë si ka bërë publike kush janë këta profesor, kush janë institucionet të cilat këta profesor kanë quar dokumentacione falls dhe asnjëherë si ka dërguar në prokurori individët që kanë identifikuar se kanë bërë falsifikim”, tha ministri Bytyqi.

Ai tha se për këtë çështje nuk ka dashur të flas në publik për shkak sepse tashmë rasti është në prokurori që sipas tij duhet të ndërmarrin veprime.

Ministri Bytyqi kur foli për Agjencinë e Kosovës për Akreditim tha se ky institucion ka pezulluar programe pa u thirr në ligj.

“ Pse për 1 vit ka pasur pezullime a është çështje e rregullit, shantazhit apo është çështje politike. Nëse nuk i ka plotësuar kriteret një program është dashur të suspendohet jo të pezullohet”, tha Bytyqi.

I pari i MASHT-it tha se Agjencia e Kosovës për Akreditim ka përdorur standarde të dyfishta.

“Ka pas programe që nuk janë akredituar dhe për një afat 10 dite janë kthyer dhe janë akredituar pas një ankesë janë akredituar”, deklaroi Bytyqi.