Shyhrete Berisha Rrëfen si u Ndalua të Hyjë në Shtëpi nga Kunati e Vjehrra

Shyhrete Berisha tregoi të premten në gjykatë momentin e ndarjes së pronësisë sipas zakoneve në mes familjes së burrit dhe vëllezërve të tij në vitin 1997, në një masakër të kryer nga forcat serbe.

Shtëpia për të cilën Shyhretja është duke kërkuar qasje dhe të drejtë të shfrytëzimit, është duke iu mohuar asaj që nga p[aslufta për shkak se kunati i saj, Xhelal Berisha, po pretendonj se ajo shtëpi i takon atij.

Shyhretja tha sot në gjykatë se në këtë shtëpi ka jetuar me burrin dhe katër fëmijët, të cilët i humbi në luftën e fundit, ndërsa vetë me 15 plagë në trup mbijetoi pasi kërceu nga kamioni me të cilin forcat serbe po i bartnin trupat e pajetë të familjarëve të saj.

Ajo ishte hedhur në kamion nga pjesëtarët e forcave serbe të cilët kishin menduar se edhe vetë Shyhretja ishte e vdekur.

Në gjykatë, Shyhrete Berisha foli për momentin kur ëhstë kthye rnë shtëpi pas luftës dhe e ka parë të vendosur aty një zyrë të Misionit të OSBE-së. Ajo thotë se kunati i saj ia kishte dhënë me qera këtij misioni shtëpinë e familjes së saj.

OSBE kishte qenë e vendosur në shtëpinë e Shyhretes edhe para luftës.

Pasi e kishte gjetur shtëpinë të zënë, Shyrete Berisha tha se kishte shkuar te vjehrra e saj për të kërkuar sqarim lidhur me qeranë e shtëpisë, por ajo e kishte pritur me këto fjalë “burrin dhe katër fëmijët t’i kanë vra, shtëpia më nuk është e jotja”.

Ajo tregoi kishte shkuar për shërim jashtë vendit, pasi kishte 15 plagë në trup, ndërsa kur u kthye në shtëpi, mori vesh se edhe shtëpinë ia kishte marrë kunati i saj.

“Unë jam kanë në mjekim, jam kanë e plagosur, me 15 plagë në trup jam kanë edhe kam marrë vesh se Xhelali e ka lëshuar shtëpinë me qera”, tha ajo sot në seancën gjyqësore të një procesi që ka filluar qysh në vitin 2013.

Shyhrete Berisha sot u dëgjua në cilëinë e dëshmitares ndërsa avokati i saj kërkoi nga gjykata që të mos lëshohen në pyetje rreth kohës së luftës, pasi që “dihet botërisht se çka ka përjetuar Shyhrete Berisha në këtë kohë”.

Ndërsa Sahit Sahitaj, mik i familjes Berisha, i cili u dëgjua në cilësinë e dëshmitarit, tregoi mënyrën se si është ndarë bashkësia familjare e familjes Berisha.

Ai tha se e gjithë pasuria e familjes së gjerë është ndarë tri pjesë të barabarta ndërmjet tre vëllezërve.

“Është nda vetëm për djemtë, të tre djemtë sipas zakoneve tona të dikurshme kanë pasur nga një të tretën e pasurisë”, tha Sahitaj.

Seanca u zhvillua me polemika në mes avokatëve të kunetërve të Shyhrete Berishës, të cilat gjatë seancës ishin të zhurmshëm dhe duke mos përfillur gjykatën, pasi në kohën kur gjykatësi ishte duke shtruar pyetje, ata bisedonin ndërmjet vetë, për çka edhe gjykatësi edhe ua tërhoqi vërejtjen.

Pyetja e avokates Shpresa Berisha, se “prej momentit kur e keni braktisur familjen Berisha” nxiti reagimi edhe të avokatit të Shyhrete Berishës dhe vetë asaj.

Avokatja e Xhelal Berishës, që vjen po nga kjo familje, Shpresa Berisha tha se në këtë gjykatë është duke u zhvilluar një procedurë që është gjykuar më herët.

“Ne këtë gjykatë ne tani nuk po e dimë se cili është objekt i shqyrtimit nga arsyeja se sipas asaj që po zhvillohet në gjykatë dhe sipas padisë e cila është precizuar del se objekt i çështjes së shqyrtimit del se është një çështje e cila është e rregulluar me aktvendim të formës së prerë”, tha ajo.

Në këtë shqyrtim u dëgjua edhe dëshmitari Brahim Kuqi, i cili tregoi se Shyhrete Berisha ka jetuar në shtëpinë kontestuese me burrin dhe fëmijët e saj, pasi kanë qenë të ndarë nga bashkësia familjare.

Seanca e ardhshme u caktua për 6 qershor ku do të dëgjohen edhe tre dëshmitarë.