Shuhet Zjarri- Evakuohen Dy Persona

Zjarri që shpërtheu në katin më të lartë të një ndërtese në Prishtinë është shuar, ndërsa janë evakuuar nga zona e zjarrit dy persona.

Edhe katër policë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve me frymëmarrje.

“Dy qytetarë janë dërguar për tretman mjekësor dhe katër zyrtarë policorë kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak se kanë pasur programe me organet e frymëmarrjes”, Tha për KALLXO.com zëdhënësja e POlicisë për Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti-Haziraj.

Policia në një konferencë për gazetarë pas intervenimit tregoi se në orën 15 e 30 e ka marrë lajmin për zjarrin në ndërtese.

Sipas policisë, pas intervenimit të saj dhe zjarrfikësve gjendja është e qetë, ndërsa dy gra janë evakuuar.

Policia u ankua se makinat e parkuara vend e pa vend vështirësuan intervenimin.

Zjarrin  dhe konferencën e policisë në Prishtinë KALLXO.com e ndoqi live.