Kuvendi i Kosovës (Arkiv) - Foto: KALLXO.com

Shtyhet Vazhdimi i Seancës Parlamentare

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i paralajmëruar të mbahet të enjten, në orën 10:00, me kërkesë të Kryeministrit , Ramush Haradinaj, është shtyrë për një ditë tjetër.

Në këtë vazhdim të seancës ka qenë e paraparë të mbahet interpelanca e Kryeministrit lidhur me vendimin e tij për rritjen e pagave të Qeverisë së Kosovës.