Shtyhet Seanca për Terrorizëm

Kryetarja e trupit gjykues, Nora Bllaca, është detyruar ta shtyjë seancën gjyqësore ndaj Kastriot Halimit, Dardan Kërqelit dhe Hajrullah Aliut, të akuzuar për kryerjen e veprave terroriste, pasi që në këtë seancë kanë munguar prokurori special dhe dëshmitari Florentin Bajrami.

“Mungon prokurori special, i cili ka prezantuar në seancën e kaluar. Me procesverbal në seancë ka qenë i njoftuar në mënyrë të rregullt por nuk prezanton në shqyrtimin e sotëm gjyqësor. Gjykatën nuk e ka lajmëruar për arsyet e mosardhjes, respektivisht mungesën e tij nuk e ka arsyetuar”, konstatoi kryetarja e trupit gjykues.

Bllaca e caktoi seancën e radhës për më 25 korrik. “Më 25 korrik 2016 ora 14:30”, tha gjykatësja Bllaca.

http://kallxo.com/prokurori-zgjeron-aktakuzen-per-te-akuzuarin-per-terrorizem/

Kastriot Halimi përpos për veprën “lehtësim i terrorizmit” akuzohet edhe për rekrutim për terrorizëm.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Halimi akuzohet se ka ndihmuar disa persona të shkojnë në Siri e t’i bashkohen organizatave ISIS dhe “Al-Nusra”.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Halimi në shkurt të vitit 2015 i ka dhënë një të mituri 50 euro për nxjerrjen e dokumenteve personale, pasaportës, dhe pastaj edhe 250 euro për biletë të aeroplanit nga Prishtina për në Stamboll e pastaj deri në kufi me Sirinë.

I akuzuar për lehtësim në kryerjen e terrorizmit, Dardan Kërqeli e ka pranuar fajësinë.

Ndërsa, Hajrullah Aliu, i cili akuzohet për moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre, ka thënë se ndihet i pafajshëm.

Për të akuzuarit e këtij procesi, KALLXO.com ka raportuar edhe më parë.

http://kallxo.com/i-akuzuari-gabova-qe-shkova-ne-siri/

Rrugëtimi i Kosovarit Drejt Hapsaneve të ISIS-it